Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt, në afërsi të Beogradit, gjatë udhëtimit. Si pasojë rreth 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur.
Përfaqësues nga kompania e autobusit në fjalë kanë deklaruar për Telegrafin se nuk ka vend për panik, derisa sipas tyre autobusi tjetër i linjës pritet të arrijë në Beograd rreth orës 19:30.
“Për rreth gjysmë ore do të arrijë autobusi tjetër me çrast udhëtarët do të nisen për në destinacionin e planifikuar”, ka deklaruar përfaqësuesja e “Barileva Turist”.
Udhëtarët që kanë qenë duke udhëtuar për Gjermani kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë ngjarje. Ata thonë se po ndjehen të rrezikuar në Beograd.