Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë.Shpend Podvorica nga Podujeva, banor i Prishtinës, pretendon se një person ka keqtrajtuar djalin e tij 10-vjeçar, gjersa ai ishte duke luajtur me shokët e tij në rrugën Muharrem Fejza.
Povorica tregoj se, fëmijët kishin qenë duke luajtur kur një person i panjohur i kishte akuzuar ata se ia kishin dëmtuar veturën, ndërsa, djalin e tij e kishte futur në veturë pa dëshirën e tij dhe brenda saj ndaj tij kishte ushtruar dhunë.
Mashtrimi që nuk zgjati as 10 ditë, bie sërish nga funksioni blloku A5
‘’Unë jam Shpend Podvorica nga Komuna e Podujevës, e kom pas një rast me djalë, djali u dal me luajt me shokë të vet dhe tu luajt me shok, ka ardh një person tjetër gjoja fëmijët ja ka kanë prek kerrin.
Ma kap mu djalin ma mundon e ma dhunon e tetona, djali në britme e piskamë deri sa e dëgjojnë edhe banorët e banesave e dalin e ja heqin djalin tem prej kerri.’’
Tutje, ai tregoj se për këtë rast është njoftuar edhe Policia por që këta të fundit ishin vonuar 1 orë e 40 minuta, deri sa kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pasi që ishte koha e ndërrimit dhe nuk kishte Policë.
‘’Policia 1 orë e 40 minuta nuk ka pas mundësi me ardh në Prishtinë në rrugën Muharrem Fejza. Kur i pyeta policinë se pse gjithë kjo vonesë ata thanë se ka qenë koha e ndërrimit dhe nuk ka pas polic.’’
Edhe djali ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.
‘’Më ka shajt edhe me ka thanë pse ma keni prek veturën, m’ka shti në veturë thojke qe po të qoj te babi, jom tut shumë’’, tha ai për IndeksOnline.
Më poshtë ndiqni videon: