Një shtetas amerikan ka humbur jetën në zonën malore të fshatit turistik Prevallë, pasi është vetëaksidentuar
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, i cili ka treguar se turisti me motoçikletë në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.
Vetëaksidenti ka ndodhur të enjten e 9 prillit rreth orës 17:00.
“Sot, më datën 09.04.2026, rreth orës 17:00, Policia është informuar se në zonën malore të fshatit turistik Prevallë ka ndodhur një vetaksident. Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës”.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, ka thënë ai



Të tjera
Aktuale
Irani paralajmëron “fazë të re” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei,
Lajme
Haxhiu: Po të donte Albin Kurti do e zgjidhte tash Presidentin – lojë e fajësisë
Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se
Aktuale
A sheh gjasa LVV që me LDK-në ta zgjedhë presidentin? Kraki: Ka mbetë topi në fushën e të tjerëve
Deputeti i Guxo, Nezir Kraki, tha