Kryeministri në detyrë Albin Kurti është rezervuar të jap komente në lidhje me pretendimet e mashtrimit të një kompanie nga Gjilani në lidhje me dronin “Skifter”, por thekson se është i hapur t’i dëgjojë kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç i është prezantuar.
“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Por duhet ta keni parasysh se, kur vjen te aspektet e hollësishme teknike e profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, tha Kurti para mediave teksa pati një vizitë në Odën e Mjekëve të Kosovës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në