Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Përmes një shkrimi në X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.
“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.
Sulmi i djeshëm në Zubin Potok u kritikua ashpër edhe nga ShBA-të e BE-ja.
Theksojmë se pas këtij sulmi, Policia e Kosovës sot në një aksion policor në veri ka arrestuar 8 persona, ndërsa u bë e ditur se organet e drejtësisë po merren me secilin nga të arrestuarit për implikimet në këtë akt kriminal dhe në aktet e tjera të ngjashme.
Të tjera
Lajme
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
OVL e UÇK-së dënon vendimin e Dhomave të Specializuara për refuzimin e provave për krimet serbe
Organizata e Veteranëve të Luftës së
Aktuale
”Më i larti në Evropë” – qytetarët ankohen për çmimet e energjisë elektrike
Në kohën kur energjia elektrike është