Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot ajo mbajti takime konsultative me liderë të partive politike të komuniteteve jo shumicë, si dhe të partive Guxo dhe Alternativa. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka ritheksuar se “zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe ky aktgjykim ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim e jo opsion.”
Presidentja u bëri thirrje liderëve që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjendet rrugëdalja për konstituimin e Kuvendit.”
Osmani theksoi se mungesa e legjislativit “po krijon vakuum institucional që po shkakton erozion të demokracisë dhe po e dëmton funksionimin e shtetit.”
“Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament edhe përgjatë ditëve në vijim”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në