Botapress, 1 Qershor Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Gazeta ka mësuar se datat e mundshme janë 10 dhe 17 Tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike.
Nëse para datës 10 Qershor do të ketë një ujdi mes Presidentes e partive politike, atëherë 10 Tetori është data e mundshme e zgjedhjeve, respektivisht nëse ujdia mes palëve arrihet pas datës 10 Qershor, atëherë data e mundshme është 17 Tetor.
Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, ka thënë tutje ky burim brenda presidencës.Gjithnjë sipas këtij burimi, ka një gatishmëri në parim nga të gjitha subjektet, që zgjedhjet lokale të këtij viti të mbahen në njërën nga datat e lartëcekura.