Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Gashi pas ndarjes nga jeta të Nazif Gashit, njëri prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.
Osmani tha se Gashi si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit
E nderuar familje Gashi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.
Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës.
Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin!



Të tjera
Showbiz
A po del BBVK jashtë kontrollit, ja çka ndodhi mbrëmë
Nata e mbrëmshme kaloi me shumë
Aktuale
Rinumërimi: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së në Malishevë
‘Hajni’ masive të votave po del
Aktuale
Osmani thotë se marrëveshjen për Bordin e Paqes që e nënshkroi me Trump do ta dërgojë në Kuvend për ratifikim
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se