Me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar për vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike më 21-22 maj.
Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër, thotë Zyra e Presidentes.
“Vizitat shtetërore janë niveli më i lartë i vizitave, pra nivel më i lartë se vizitat zyrtare, dhe ndodhin shumë rrallë, prandaj edhe kjo shënon një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër”.
Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Zvicra ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka qenë ndër mbështetëset më të mëdha të proceseve demokratike, shtetndërtuese dhe zhvillimore të vendit tonë.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo