Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, në zyrën e saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani theksoi sfidat aktuale të sigurisë në vend, me theks të veçantë në sigurinë kufitare dhe domosdoshmërinë e parandalimit të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Të dy palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë në përputhje me mandatin e NATO-s dhe synimin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir