Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media Bekim Kupina.
“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, deklaroi ai
Kupina theksoi se qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin.
Derisa të premten, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.



Të tjera
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e