Në Ditën e Refugjatëve, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka theksuar se në këtë ditë kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e refugjatëve në mbarë botën.
Presidentja Osmani, ka thënë se, gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit.
Në shkrimin e plotë të Osmanit thuhet:
“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit. Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”. /Botapress.info/