Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.Osmani deklaroi se masa e reciprociteti nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.
“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”,tha Osmani.
Ajo theksoi se Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.
“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”,shtoi ajo.
“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”,tha Osmani./Botapress.info/