Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që t’i kërkojë falje Kosovës e cila, sipas tij, me koalicioniin që e ka pasur e ka sjellë Albin Kurtin kryeministër.
Haradinaj tha se edhe presidentja është pjesë e zhvillimeve të dëmshme për vendin.
‘’Nëse presidentja beson në atë që ka thënë, ne që katër vite i bëjmë thirrje presidentes që t’i thërras vetëdijes së vet, ndërgjegjes së vet dhe me i tregu qytetarëve se zhvillimet nuk janë mirë në vend nga kryetari. Ma mirë vonë se kurrë, por ka ndodh shumë zhvillime të dëmshme për vendin.
Ka ndodh shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani. Për këtë arsye ne sot nuk ishim në seancë. Ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës se pse e ka krijuar një shumicë të këtillë, pse e ka sjellë Kurtin në pushtet dhe e ka mbajte gjithë këto vite’’, tha Haradinaj për tv21.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is