E parja e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në një anë mbështeti veprimin e policisë, por në anën tjetër shtoi se koordinimi me aleatët është i rëndësishëm, për shkak se ata mbesin garantues të sovranitetit tonë.
KFOR-i e cilëson si të dhunshme hyrjen e kryetarëve në zyra – situatë tejmase e rrezikshme
Fillimisht, ajo precizoi nenin 2 të Kushtetutës së Republikës, ku thuhet se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.
Më pas, konfirmoi përkrahjen e saj për veprimet e policisë, veprime këto që rezultuan me pesë zyrtarë të lënduar e katër vetura me dëme materiale.
Por, në fund fare ajo duket të ketë “kapituluar”. Mbështetja e ndërkombëtarëve, respektivisht garantuesve të Pavarësisë është shumë e rëndësishme, andaj çdo veprim duhet të bëhet në koordinim me ta.
Deri më tani, duke parë reagimet e shumta, mund të konsiderohet se ky deklarim qëndron në shpërputhje totale. Kjo për shkak se, secili pjesëtar i faktorit ndërkombëtar, kritikoi aksionin e sotëm të autoriteteve policore kosovare, duke bërë me gisht drejt kryeministrit Kurti, bashkëudhëheqësi i parë i Vjosa Osmanit.