Presidenti slloven, Borut Pahor, nga Prishtina i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që kosovarëve t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen.
Ai një në konferencë të përbashkët me presidenten, Vjosa Osmani ka shtuar se Sllovenia është mbështetës e dialogut me Serbisë.
Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë, sado që nuk është një proces i lehtë. Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.
Kur fol për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se të dy shtetet duhet të bëjën hapa në këtë drejtim, raporton EO.
“BE-ja të bëjë liberalizimin e vizave dhe në dialog të bëhet më shumë për personat e humbur. E kuptojmë se duhet të futen në BE, duhet angazhim dhe t’i tejkalojmë problemet që janë në rrugë. Kjo nuk është e lehtë, dialogu nuk është i thjeshtë duhet të zgjidhjen çështje komplekse dhe kjo mund të arrihet nëse ka vullnet politik”.
“Pas bisedës me Vuiçiqin, thonë se ju nuk keni vullnet e ju thoni se atje nuk ka vullnet por nga përvoja ime them të tejkalohen këto probleme. Duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet ne e kuptojmë e vendimin e Gjykatës Kushtuese për Asociacionin. Si mik i Kosovës dhe Serbisë e shoh dialog që është i vështirë, të gjithë mund të zgjedhjen në fund edhe çështjet ndërkombëtare” ka deklaruar Pahor.