Disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një programi të Departamentit të Shtetit.
Atje janë bashkuar deputetët e pozitës e opozitës, teksa ka qenë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ajo e cila ka shpërndarë një fotografi nga atje.
Në pamje shihen Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Blerta Deliu Kodra e PDK-së.
“Përherë falënderuese ndaj shtetit amerikan për angazhimin në mbështetje të ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook, të enjten./Botapress.info/