Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme.
Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.
Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026.
Një koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje me njërën nga partitë aktuale opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe me komunitetet joserbe, shihet si skenar i dytë për formimin e qeverisë së re dhe krijimin e shumicës parlamentare.
E, si skenar i tretë konsiderohet një koalicion ndërmjet tri partive politike PDK, LDK, AAK dhe komuniteteve joshumicë serbe.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane thotë se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje arrin ta formojë qeverinë e re me pakicat joserbe, çështja e postit të presidentit të Kosovës nuk do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.
Por, në të dy skenarët tjerë, ajo nuk do të mund të shmanget, sipas tij.
Në këta dy skenarët e tjerë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë së bashku me një parti tjetër shqiptare, apo opozita e gjitha së bashku. Këtu, pastaj, edhe posti i presidentit përfshihet në diskutime. Thjesht, sepse do të jenë më shumë aktorë të përfshirë dhe secili, me të drejtë, do të kërkojë pjesën e vet të kulaçit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai thekson se posti i presidentit të Kosovës nuk do të jetë interesi primar i subjekteve politike në kalkulimet për t’u përfshirë në formimin e qeverisë së re, por më shumë pjesë e plotësimit të një marrëveshjeje eventuale.
Interesi primar i tyre do të jetë pushteti ekzekutiv. Më duket se çështja e presidentit do të trajtohet më shumë si ato përfitimet e rendit të dytë”, vlerëson Shasha.
Zgjedhja e presidentit si “levë” për të shkuar në zgjedhje të reja?
Më ndryshe e sheh situatën Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë
Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61.
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.
Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.
Çështja e presidentit, në dy nga tre skenarët për qeverinë
Analistët e çështjeve politike konsiderojnë se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë minimalisht, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.
Por, bazuar në rezultatet aktuale, ata thonë se janë tre skenarë për formimin e qeverisë së re.
Skenari i parë nënkupton një qeveri të formuar nga Lëvizja Vetëvendosje me komunitetet joserbe, një përfaqësues të komunitetit serb dhe ndonjë deputet nga tri partitë e deritashme opozitare.
Sipas tij, vetëm “një koalicion i madh” mund të bëhet shkak që çështja e presidentit të ardhshëm të vendit të përfshihet si pjesë e një marrëveshjeje politike.
Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej. Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.
Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin edhe në rundin e tretë, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Kamberi thekson se, në rast se qeverinë e re e krijon Lëvizja Vetëvendosje me pakicat joserbe ose partitë aktualisht opozitare me pakicat joserbe, votat e domosdoshme për zgjedhjen e presidentit janë të pasigurta.
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të atij viti.
Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.
Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj. /REL