Posta e Kosovës së fundmi ka njoftuar për dy kontrata të ndryshme për ngjyrosje dhe renovim të zyrave postare. Të dyja këto kontrata kapin shumën prej 187 mijë euro.
Në kontratën e parë “Ngjyrosja dhe rregullimi i zyrave postare”, vlera e të cilës është parashikuar që të jetë 112 mijë euro është planifikuar ngjyrosja e mureve të brendshme, riparimet, sanimet e mureve të brendshme, renovimi i parahyrjeve si dhe ngjyrosja e mureve të fasadës.
Edhe një dështim i Hajdarit, Anti-korrupsioni nuk gjen konflikt interesi në rastin e Prestreshit
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2023/08/A-6-300x300.png)
Ndërsa në kontratën e dytë, “Renovim i Zyrave postare” , vlera është parashikuar që të jetë 75 mijë euro.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP, përmes kontratës së parë “Ngjyrosja dhe rregullimi i zyrave postare” është planifikuar që të bëhet ngjyrosja, riparimi dhe sanimi i mureve të brendshme si dhe renovimi i parahyrjeve dhe ngjyrosja e mureve të fasadës.
“Të bëhet furnizimi me material dhe ngjyrosja e mureve të zyrave dhe hapësirave tjera me ngjyrë me nuancë të perzgjedhur nga OM, min. në dy shtresa (duke përfshirë edhe lyerjen paraprake me “Primer/bazë” adekuate) me nuancë të përzgjedhur nga OM. Paraprakisht, ngjyrat që do të përdoren janë: ngjyra e bardhë dhe ngjyra e verdhë. Kodet: R:255, G:222 B:00. Para cdo fillim pune (ngjyrosje) të konsultohet me OM se cilat hapësira do të ngjyrosen me të bardhë dhe cilat me të verdhë. Të bëhet furnizimi me material dhe ngjyrosja e sipërfaqeve me ngjyrë vaji, me ngjyrë me nuancë të përzgjedhur nga OM, min. në dy shtresa (duke përfshirë edhe lyerjen paraprake me “Primer/bazë” adekuate) me nuancë të përzgjedhur nga OM. I obligueshëm aprovimi paraprak nga OM i llojit të ngjyrës dhe nuancës”, thuhet në dosjen e tenderit.
“Të bëhet furnizimi me të gjithë materialin e nevojshëm gletimi, paternimi me masë gleti në dy shtresa në vendet të cilat është e nevojshme në muret e zyrave kryesisht aty ku janë dëmtuara nga lagështia. Në kalkulim të llogariten të gjitha këndoret adekuate si dhe vendosja e rrjetës PVC në plasaritjet e mureve apo në vendet ku kërkohet nga OM. Gleti duhet të patinohet deri në finalizimin për ngjyrosje. Matja e sipërfaqes bëhet vetëm në pjesën ku është riparuar”, thuhet në dosje.
“Të bëhet furnizimi me material dhe suvatimi i murit të parahyrjes shtyllave dhe të gjitha pjesëve të mureve aty ku ka nevojë. Suvatimi të bëhet me POFIX (në thas) ose ekujvalent min dy shtresa. Suvatimi të bëhet deri në rrafshim të plotë. Në çmim të parashihen edhe këndoret metalike të parapara për suvatim dhe rrjetat sipas nevojës. Të konsultohet me OM paraprakisht. Matja e sipërfaqës bëhet vetëm në pjesën ku është riparuar”, thuhet në dosje të kontratës.
Ndërsa, përmes kontratës së dytë “Renovim i zyrave postare” është planifikuar që të kryhen punët e demolimit, dyer dhe dritare, dysheme, mureve dhe pllafoneve, elektrika si dhe ngjyrosjes dhe riparimit të gardhit.
“Demolimi i kabinave telefonike ekzistuese dhe bartja e tyre për në deponin e caktuar nga OM. Në ketë pozicion përfshihet demolimi i të gjitha elementeve që janë në një kabine telefonike, duke përfshire konstruksionin mveshjet etj, si dhe riparimi i vendit pas heqjes se kabinave varësisht nga nevoja me suvatim dhe glet deri ne finalizim për ngjyrosje . Balancimi i të gjitha dritareve të jashtme dhe dyerve të hyrjes, përforcimi dhe zëvendësimi i dorezave dhe menteshave te cilat janë të nevojshme. Ne ketë pozicion te përfshihet dhe izolimi i rretheve me silikon në të gjitha vendet e nevojshme sipas instruksioneve të OM”, thuhet në dosje.
“Furnizimi me material vet nivelizues-autonivelant të kualitetit te mirë dhe nivilizimi sipas nevojës i dyshemeve të demoluara, deri në rrafshim të plotë. Furnizimi me material dhe punimi i pllafonit te varur në kthinat hapësirës së sporteleve dhe parahyrjes, me pllaka te fibrit mineral, tip “Armstrong” 600×600 mm, me nenkonstrukcionin përkatës dhe lajsnet këndore rreth pllafonit”, thuhet në dosjen e tenderit. /Botapress.info/