Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit.
“Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Zveçanit dhe ambasadori i Gjermanisë kanë dënuar sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore.
Më parë në këtë objekt ndodhej Banka Kursimorja e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,