Njihet si policja më seksi në Kosovë. Linda Aliu, me fotografitë e saj nëpër rrjete sociale, ka zgjuar edhe kureshtjen e mediave të huaja.
Ajo ka kohë që poston fotografi mjaft joshëse në llogarinë e saj Instagram
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo së fundi ka publikuar disa fotografi nga pushimet, ku shfaq linjat e saj trupore.
Për policen kosovare ka shkruar edhe revista britanike Express.co.uk. Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut e cila po e shijon punën e saj të ëndrrave si police.
Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga sallone bukurie dhe parukerie që të merret si model bukurie.
Aliu numëron rreth mijë ndjekës në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CQI_NSPMTJx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b79d3c3d-92bd-46de-8911-7f7c18f85c4c