Një javë më parë një video e shpërndarë në rrjetet sociale shihet një femër, police në punë praktike, duke kërcyer e duke i dridhur vithet në prehër të shefit të saj, komanant i njësisë policore në një stacion të NYPD në Bronx, gjatë një feste të fundvitit.
Një javë më pas, u identifikua vetë kjo police me emrin Vera Mekuli e cila përmes një video postimi i kërkoi falje shefit të saj, bashkëshortes së saj dhe kolegëve të punës për këtë vallëzim “hot” në mbrëmjen e organizuar nga stafi i një stacioni policor në Bronx në Nju Jorkut.
” Unë dua t’i kërkoj falje gruas së togerit. E dini, më vjen keq, me të vërtetë jam dhe shpresoj vërtet që të mos ketë shkaktuar shumë dëme në martesë apo në jetën tuaj personale”, tha ajo, New Yourk Post.
. “E di që ka qenë e ashpër. Unë i kam parë artikujt dhe kam parë foto të djemve të rinj në të gjithë gazetat, si dhe të miat. Nuk ishte menduar të ishte kështu. Unë me të vërtetë nuk kisha njohuri për martesën tuaj” tha Vera Mekuli, policja praktikante e cila pas ketij “kercimi hot” u la per te punuar nga shtepia.
Sipas emrit Vera Mekuli dhe vendit të ngjarjes duket se kjo police praktikante është shqiptare e lindur dhe e rritur në Amerikë por me prejardhje nga Malësia e Madhe e Malit të Zi. Vetë ajo ka bere të njohur emrin e saj si Vera Mekuli por jo edhe prejardhjen e saj kombetare. Nderkaq vendi ku ka ndodhur ky “vallëzim hot” Bronxi ështe i njohur si vendbanim me numer të konsoderueshëm shqiptarësh shkruan Botapress.info.