Natën e Vitit të Ri siç ndodhë pothuajse çdo vit u festua me armë e me fishekzjarrë në Kosovë. Në plot qytete, pati incidente me lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja fatale. Për një ndër rastet ku dyshohet se u shkaktua rrezik nga të shtënat me armë në Prishtinë, Policia ka zhvilluar një aksion të hënën.
Siç merr vesh media, Policia ka zbarkuar mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e familjes Neziri, në rrugën “Shaban Shala” në kryeqytet, në kërkim të 27-vjeçarit që gjuajti me armë.
Bazuar në informacionet e para, njësia policore nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin, por shtëpia e tij është bastisur dhe teksa po kërkohej arma që dyshohet se ishte përdorur – u gjet drogë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se se si rezultat i kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për narkotikë, ndërsa për rastin e armëmbajtjes do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo