Policia publikon pamjet e arrestimit të fajdexhive në Prizren

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar në Prizren, ku tre persona nga e njëjta familje kanë përfunduar në pranga.

Për lajmin ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e cila ka ndarë pamjet nga aksioni dhe ka treguar arsyet e kapjes së të dyshuarve.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e te cilave është rreth 1 milion euro.

“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me urdhëresë nga gjykata është kontrolluar vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve.

“Ndaj dy të dyshuarve E.K., dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, thuhet në njoftim.

Të tjera

Uncategorized

Online kasino jako pohodlný večerní společník: stručné osobní hodnocení

První dojem a uživatelské rozhraní První

Uncategorized

Alle porte del salone digitale: scoprire l’intrattenimento nei casinò online

L’esperienza dei casinò online oggi è

Uncategorized

Giochi digitali sotto le luci: una guida pratica alla scoperta dei casinò online

Cosa colpisce al primo accesso Appena