Botapress, 25 Gusht – Klan Kosova duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës, shkruan Gazeta Express.
Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.
LEXO EDHE KETE: PDK-ja është plot mëkate, ja kë e pat zgjedhur Avokat të Popullit, Sami “grindavecin” e KQZ-së
Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.
Ndërsa, zëdhënësja e Policsë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Express, ka treguar se është iniciuar një hetim për rastin sulm.
“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, deklaroi ajo.
Klan Kosova duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.