Prishtinë, më 08 dhjetor 2022
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.
Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në
formë tabelare:
Lokale të Inspektuara (53) gjithsej,
Prej tyre 44 lokale janë mbyllur nga Inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për
parregullsitë e evidentuara.
Persona të LEGJITIMUAR
Meshkuj
29
Femra
116
Shtetase të AL-së
15
TOTALI : 145
Shtetase të Tajlandës
09
Shtetase e Rumanisë
01
Shtetase të RKS-së
120
Shtetasit/et e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit në bashkëpunim me
Drejtorinë për Migrim dhe Huaj do të trajtohen në bazë të ligjit për te huaj thuhet ne njoftimin e Policise se Kosoves, percjelle Botapress.