Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e Veriut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara si ilegale.
Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e së shtunës, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me njësinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka pranuar informacion për prezencë të mundshme të materialeve të kundërligjshme në një podrum ndërtese pranë Sheshit “Car Lazar”.
Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, njësitë policore kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:
- 1 pushkë automatike
- 1 pushkë gjahu
- 50 fishekë
- 1 kondak pushke
- 1 palë pranga
- 1 mbajtës pushke
- 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
- 1 këllëf arme
- 5 karikatorë të zbrazët
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar të përfshirët.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, përfshirë armët ilegale dhe substancat narkotike, përmes numrit pa pagesë 192 apo aplikacionit “Lajmëro Policinë”./IndeksOnline/



Të tjera
Aktuale
Kurti do t’i dërgojë prapë ftesa opozitës për takim
Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, tha
Lajme
Hoti nga Krusha e Vogël kërkon që Serbia t’i hapë arkivat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat
Lajme
Feraj flet para Kurtit: Gjykata s’mund ta zgjidhë krizën, vetë Kushtetuta është me “difekte”
Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje thotë