Edhe pse zgjedhjet lokale, saktësisht raundi i dytë i zgjedhjeve u zhvillua më 14 nëntor gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka hetuar një rast që ka të bëjë me zhvillimet e së dielës.
Gjatë kontrollit të automjetit të një personi të dyshimtë, janë gjetur tetë fletëvotime ( të fotokopjuara).
I dyshuari me këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 17.11.2021 – 13:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”./Botapress.info/