Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi që po dyshohet se ka kryer së është përfshirë në disa raste të vjedhjeve.
Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës
“I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, është thirrja e policisë./Botapress.info/