Policia është duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për kapjen e N.N. që është në kërkim nga ata për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 (pa pagesë)
038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren
038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren
– E-mail adresa: [email protected].