Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”, raporton Botapress.info
MSh-ja blen paracetamol shumëfish më të shtrenjtë sesa që shitet në Kosovë
Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/k2.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/k-297x600.png)