Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen që ndodhi dje në Prishtinë.
Policia në raportin 24-orësh ka thënë se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
I njëjti dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.