Botapress 29 Korrik – Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në fshatin Sllatin e Ulët të Vitisë që ak ndodhur rreth orës 11:36.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se ka thënë se si pasojë e aksidentit një grua ka vdekur ndërsa, dy të tjera janë lënduar.
Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit. Edhe përkundër ndihmës së ofruar Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, kurse drejtuesja pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit ndalet ne qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Hashani.
Sipas Hashanit, prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për të ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.