Botapress 21 Maj – Një aksident ka ndodhur sot në rreth-rrotullimin Prishtinë – Fushë Kosovë ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Flora Ahmeti nga policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Ajo ka thënë se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 22:00, në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.