Një rrahje dyshohet të ketë ndodhur më herët në një xhami të Podujevës. Gazet ka raportuar se rasti ka ndodhur në xhaminë e fshatit Halabat.
Ndërkohë, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka dhënë detaje mbi ngjarjen, duke treguar se në stacion policor janë shoqëruar viktima dhe disa dëshmitarë.
“Rreth orës 19:00 jemi informuar se ka ndodhur një përleshje fizike në fshatin Halabak të Podujevës. Njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje ku per intervistim kanë shoqeruar ne stacion disa persona (viktimën dhe disa dëshmitarë), ndërkohë që policia është në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit” ka thënë Ahmeti./Botapress.info/