Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Vjosa Osmani përmes e-mailit në adresë të Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, konfirmoi Policia për “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, të hënën (dje) njoftoi se Osmani ishte kërcënuar me jetë ditë më parë përmes një e-maili anonim.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj”, thuhej në mesazhin kërcënues që mban datën 15 maj 2025.



Të tjera
Uncategorized
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka tha Dolce për të në Grande Fratello
Edi dhe banorët e tjerë të
Uncategorized
Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike
Uncategorized
E trishtë: 13-vjeçari dyshohet se u dhunua nga një person që e njohu në TikTok
Një rast tejet i rëndë që