Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Vjosa Osmani përmes e-mailit në adresë të Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, konfirmoi Policia për “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, të hënën (dje) njoftoi se Osmani ishte kërcënuar me jetë ditë më parë përmes një e-maili anonim.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj”, thuhej në mesazhin kërcënues që mban datën 15 maj 2025.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite