Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë ishin të strehuara mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, të dielën ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.
Në bazë të këtyre veprimeve, sipas forcave të rendit, kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
“Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë identifikuar shtëpinë e pabanuar e cila dyshohet se ishte përdorur për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.
Pas kontrollit të objektit, malli i identifikuar është sekuestruar.
“Duhan i përpunuar, i gatshëm për treg, në peshë rreth 300 kg. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 6,000 euro, ndërsa shmangiet nga obligimet doganore dhe akciza llogariten rreth 12,000 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.



Të tjera
Lajme
Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet progresit e stabilitetit
Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje
Aktuale
Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit
Kandidati për deputet i LDK’së, Driton