Me të rritur numri i rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19 si dhe numri i viktimave is pasojë e këtij virusi, Qeveria mori vendim për masa të reja antiCOVID.
Kësisoj nga qytetarët kërkohet vazhdimisht bartja e maskës dhe mbajtja e distancës. Por përpos kësaj qytetarëve u ndalohet qarkullimi pas orës 22:00 deri në ora 05:00 në mëngjes.Kësisoj nga Policia e Kosovës ka vazhduar gjobitja e të gjithë atyre që nuk kanë respektuar masat antiCOVID. Në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 358 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Gjobat antiCOVID janë shqiptuar vazhdimisht nga Policia e Kosovës, por që ditë më parë pati një rekord të këtij numri ku u shqiptuan afro 5 mijë të tilla./Botapress /