Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare sot rreth orës 11:20, ka identifikuar furgonin Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, policia njofton se autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.
“Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg)”, njofton policia
Me rastin është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.
“Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës”, njofton policia, percjell Botapress.info
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/20211222_143915-718x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/20211222_143935-1000x361.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/Screenshot_20211222-143823_Gallery-789x600.jpg)