Policia e Kosovës ka ‘blinduar’ sheshin e qytetit në Mitrovicë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.Qytetarët mitrovicas nuk po lejohen as t’i afrohen Urës së Ibrit.
Në veriun e vendit vazhdon të dëgjohet alarmi i sirenës.Kjo situatë po vie si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me letërnjoftime dhe për zëvendësimin e targave serbe me ato RKS, transmeton Botapress.info