Dy shqiptarë janë sulmuar në veriun e Kosovës gjatë ditës së sotme. Viktimat, të cilat u sulmuan nga një grup i serbëve atje, janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Megjithatë, në pamjet e publikuara, dëgjohet se një nga policët i thotë viktimës se “mirë ia kanë bërë”, pasi u sulmua të enjten.
“Pse me dalë në këtë situatë aty. O po mirë ta kanë bo”, i drejtohet ai, njërit prej shqiptarëve të sulmuar.
Aktualisht, Policia e Kosovës është në vendngjarje dhe po merret me rastin.