Paul Pogba i cili është në pronësi të Juventusit ka thënë se reduktimi i dënimit prej katër viteve në vetëm 18 muaj është një ‘lehtësim i jetës’ duke shtuar se raportet për një marrëveshje me Marseille nuk janë të besueshme.
Mesfushori kishte marrë një dënim të rëndë për shkak se ishte testuar pozitiv në substancën DHEA – promovues i rritjes së hormoneve dhe testosteronit në trup në fillim të sezonit 2023/2024.
Ai më pas bëri një apel ndaj këtij vendimi që u pranua pjesërisht, duke reduktuar dënimin në vetëm 18 muaj në mënyrë që të rikthehet në fushë në mars të vitit të ardhshëm.
“Duket sikur më kanë dhënë një tjetër mundësi, më është rikthyer ajo që më është marrë. Marsi duket sikur është nesër, do të vijë shpejtë dhe mezi po pres”, ka thënë Pogba.

Shumë njerëz presin që të ndodhë kjo e fundit, në këtë rast ku është përmendur transferimi i tij i mundshëm tek Marseille.
Është një propozim të cilin e ka bërë ish-bashkëlojtari i Pogbas, Patrice ‘Uncle Pat’ Evra.
“Kam qeshur, sepse është Uncle Pat, ai e ka thënë atë si një shaka. Unë jam ende nën kontratë, kështu që nuk është e besueshme”.
“Unë tashmë kam një klub, kështu që vetëm po mendoj të rikthehem dhe të dalë nga kjo situatë. Natyrisht, askush se di se çfarë premton e nesërmja, kështu që kurrë mos thoni kurrë”, përfundoi francezi.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore