Gjatë ditës së djeshme një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se i janë vjedhur targat e veturës të lëshuara nga Kosova si dhe letërnjoftimi i Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, ankuesi ka deklaruar se vjedhja u krye në veturën e tij.
“Podujevë, 21.06.2021-07:00-19:30. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se nga vetura e tij janë vjedhur targa e Republikës së Kosovës si dhe letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.