Koment i Redaksisë
Nuredin Lushtaku nuk është emër i panjohur në kohën e luftës e të pasluftës në Kosovë, Në fakt në kohën e luftës është i njohur si “bashkëluftëtar’ i Komandant Adem Jasharit por që nuk i ka dalë zot as nuk e ka ndihmuar familen Jashari gjatë ofensivës serbe në fillim marsin e vitit 1998. Nuk e ka shkrepur asnjë fishekë kundër Policisë serbe që e rrethoi familjen Jashari me c’rast i vrau 53 anëtarë të kësaj familje.
Pas lufte mbahet në mend si komandant i Gardës së Kosovës i cili refuzoi urdhrin e komandnatit të TMK-së Agim Cekut për të marrë pjesë Garda e Kosovës në ceremoninë mortore për Presidentin Ibrahim Rugova.
Pra komandanti i Gardës refuzon urdhin e Komandantit të TMK-së.
Kjo i bie që edhe si komandant i një togu a brigade “me djem e vllazni problematikë” të refuzonte urdhrin e komandat Adem Jasharit.
Kush është Nuredin Lushtaku – ish-eprori i UÇK-së i njohur edhe për probleme në Ministri e Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës si deputet mbahet mend si “trim me fletë” që tentonte të sulmonte dhe me grushata kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Për ndonjë fjalim a debat nuk ia ka ndi kush zanin.
Dhe nuk thonë kot: Zullumi këputet prej së trashi!
Të mësuar që të jenë mbi ligjin, djali i komandantit nuk rrespekton rregullat në komunikacion, nuk i bindet urdhërit të Policiit shqiptar të Kosovës, polici ky ish-ushtar i UCK-së, e thërret babain “komandant”, në telefon, qohet “komandant” Nuredin Lushtaku, i ngarkon armët në krah dhe me vllazni e familjar ia mësynë “frontit” të luftës me Policët e Kosovës në Skenderaj në mes të Drenicës.
E pastaj thirret se ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.
Pas të gjitha këtyre marrinave, shtrohet pyetja: Po të ishte gjallë Adem Jashari, a kish me pa në sy apo kish me pshty në fytyrë Nuredin Lushtakun?