Ish-deputeti Milaim Zeka dhe avokati Tomë Gashi në tetorin e vitit 2020 në një përballje televizive ishin përplasur në mënyrën më të ashpër të mundshme. Gashi madje kishte paralajmëruar se do përplaset fizikisht me Zekën në rast se ky i fundit do të vinte në studion e Kanal 10. E gjithë kjo përplasje në mes Zekës dhe Gashit ishte nxitur pas debatit rreth Gjykatës Speciale.
“Unë e rrehi ato. Po ta garantoj që e rrehi e qkoqi tu e rreh”, kishte deklaruar avokati Gashi në Kanal 10.
Pas fjalëve të Gashit, përmes një video-lidhjeje direkte nga Stokholmi ishte kyçur në bisedë edhe Milaim Zeka, i cili kishte filluar t’i kundërpërgjigjej Tomë Gashit.
“Unë kur tfoli mos ha **** Tomë”, kishte thënë Zeka, pasi avokati Gashi i ndërhynte nga studio.
Kjo kishte bërë që avokati Tomë Gashi edhe ta lëshojë studion e Kanal 10.