Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, duke i reaguar kështu ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila sot e akuzoi duke i thënë se i ka duart me gjak, kur fliste për rastin Dehari.
Berisha në një postim në Facebook ka thënë se fjalimi i Haxhiut tregon dëshpërimin e saj.
“Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara. Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot ka pasur debat të ashpër në Kuvend, ku Hisen Berisha foli në lidhur me e zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka goditur tavolinën në shenjë proteste.
“Marre, marre të koftë”, i ka thënë ajo atij, teksa ka shtuar se VV nuk ka qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari.
“Ne s’kemi qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju keni qenë në qeveri. Mbylle. Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin”, tha Haxhiu. /Botapress.info/