Pjestarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Podujevës kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Kosova i pret 6 milionë euro nga Danimarka për t’ia lëshuar burgun me qira
“M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftim.
Policia poashtu njofton se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./Botapress.info