Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka reaguar pas dështimit të dytë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, duke theksuar se VV, nuk po arrin të sigurojë numrat e nevojshëm dhe po blejnë kohë.
“VV edhe herën e kaluar edhe të enjten e ka fajin. Ata nuk kanë arritur me i pas numrat e mjaftueshëm në mungesë të asaj po gjejnë mënyra për të blerë kohë të tjerat janë manipulime që ja bëjnë opinionit”, deklaroi ai.
Demaku shtoi se është shkelur rregullorja e Kuvendit dhe paralajmëroi se deri të shtunën PDK do të shqyrtojë hapat e radhës.
“Me vendimin e sotëm e kanë shkel rregulloren e për të shtunën do ta shohim se çfarë hapash do të marrim me partinë se kjo formë nuk duhet të vazhdojë më se VV kanë tregu paaftësi për të mbledh numrat e nevojshëm”, shprehet Maloku.



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është