Ndonëse asnjëherë nuk është folur për të rreth jetës së tij privat dhe raportin me gruan, pasi konsiderohej si lidhje e shëndosh, por ditëve të fundit po flietet se Messi e ka tradhtuar gruan e tij.
Ky skandal po qarkullon me të madhe në media dhe rrjete sociale, ku vë në dyshim se tetë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë i përfshirë në një skandal të tillë.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/12/yy-1.png)
36 vjeçari po akuzohet për tradhti ndaj gruas së tij, Antonella Roccuzzo.
Çifti ishte martuar më 30 qershor të vitit 2017 në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e tyre, Rosario.
Të dy ishin rritur së bashku dhe njihen që nga fëmijëria.
Por, mediat e huaja raportojnë se Messi dhe Roccuzzo janë duke u përballur me krizën më të madhe të lidhjes së tyre 15 vjeçare.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/12/FOTO-3-4-800x600-1.jpg)
Madje, nuk përjashtohet as mundësia e divorcit të çiftit simpatik.
Mediumi brazilian “Direto Do Miolo” raportoi së fundmi se arsye e kësaj krisjeje është gazetarja argjentinase, Sofia Martinez, me të cilën supozohet se Messi e ka tradhtuar gruan e tij.